25 të rinj pjesë e programit ReLOaD, Problematikat e zonave rurale në vëmendje të bashkisë Durrës (VIDEO)

11/06/2019 - 18:55

25 të rinj të zonave rurale të bashkisë së Durrësit (njësive administrative Katund i ri dhe Manzë) janë bërë pjesë e projektit “Forcimi i demokracisë rurale përmes hulumtimit dhe advokacisë”, që po zbatohet nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC), në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

“Projekti në fjalë, në të cilin janë angazhuar 15 gjimnazistë dhe 10 studentë, synon forcimin e demokracisë vendore në zonat rurale përmes fuqizimit të të rinjve në dy fusha kritike – procesi kërkimor dhe strategjitë advokuese”,-bën të ditur drejtuesja e CSDC Durrës, Mirjam Reçi.

Problematikat e zonave rurale të Durrësit mbeten ende të shumta, por angazhimi i të rinjve në zgjidhjen e tyre, në krijimin e “korridori” komunikimi mes të rinjve dhe zyrtarëve vendorë për t’i sjellë problemet e zonave të tyre në vëmendjen e drejtuesve të bashkisë, do të mundësojë adresimin e shqetësimeve tek personat përgjegjës, që do të ofrojnë në të ardhmen zgjidhjen konkrete të tyre.

“Të rinjtë e përfshirë në këtë projekt janë të interesuar të ndryshojnë komunitetin ku jetojnë dhe për këtë arsye ata ndoqën një program 15 javor me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të lidhura me proceset analitike, kërkimore dhe advokuese. Ata u trajnuan nga pedagogë të UAMD-së dhe zhvilluan takime me drejtues vendor, ekspertë dhe aktorë të Shoqërisë Civile”,-bën të ditur Livia Kreko, koordinatore e projektit.

Leksionet u kombinuan me vizita në terren, seminare, ditë të hapura në zonat rurale dhe zhvillimin e projekteve individuale e në grup. Ky program mbështetet në praktikat dhe metodat më të mira të forcimit të demokracisë vendore në nivel global.

Në përfundim të trajnimit 15 javor, të rinjtë pjesëmarrës në programin ReLOaD (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor), vunë në jetë 10 mini-projekte, që kishin për qëllim forcimin e demokracisë vendore në fshatin ku jetojnë.

Në reportazhin e realizuar mbi këtë projekt, të rinjtë pjesëmarrës rrëfejnë se ata kanë evidentuar në komunitetet ku jetojnë problematikat më të mprehta si mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, mungesa e ngrohjes në shkolla, infrastruktura rrugore e rënduar etj dhe kanë nxitur banorët të plotësojnë pyetësorët, për t’i parashtruar më pas këto problematika në bashkinë e qytetit dhe strukturat përgjegjëse.

Megjithëse skeptikë në fillim për punën e të rinjve, banorët e këtyre zonave rurale kanë ndryshuar mendim dhe tashmë e përkrahin iniciativën e tyre për të qenë një zë më shumë dhe për të luajtur një rol kyç në zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit të njësive administrative Katundi i ri dhe Manzë.

Programi ReLOaD synon të zvogëlojë hendekun midis zonave urbane dhe rurale në bashkinë Durrës duke fuqizuar të rinjtë që jetojnë në fshatra. Programi në fjalë vlerësohet shumë pozitivisht edhe nga bashkia e qytetit bregdetar, pasi impakti që do të kenë iniciativat e të rinjve do të përkthehet në përmirësim të cilësisë së jetesës së komuniteteve, ku ata banojnë.

"Programi ReLOaD vjen si një domosdoshmëri për bashkinë e Durrësit sepse me reformën e re territoriale dhe administrative duheshin adresuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve",- thotë Ina Xhakoni, drejtoreshë e Politikave të Zhvillimit në bashkinë e qytetit bregdetar.  

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për