25-vjeçarja u përplas për vdekje në portin e Durrësit, i ati: Artenida ankohej se shoferët e kamionëve lëviznin në mënyrë të pakontrolluar

11/01/2021 - 13:29

Petrit Haskasa, babai i Artendia Haskasas që humbi jetën tragjikisht në portin e Durrësit më 7 janar kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të dënohen fajtorët që shkaktuan vdekjen e vajzës së tij.

25-vjeçarja Haskasa punonte në pozicionin e oficeres së sigurisë në port. I pyetur në "Shqipëria live" në Top Channel, nëse vajza kishte folur për probleme në punë, Përparimi përgjigjet:

"Punonte në port prej rreth 10 muajsh. Kishte ankesa për shoferët e kamionave që lëvizin me shpejtësi, lëviznin në mënyrë të pakonhtrolluar. Kishte probleme me ngacmimet nga shoferët, kur i kërkonte dokumentat. Është një ngjarje tragjike që do të na ndjekë gjithë jetën. Unë dua drejtësi, jam shpresplotë se autoritetet përkatëse do të bëjnë hetimin e plotë të ngjarjes."

Drejtuesi i mjetit tip "Man", trailer, 39-vjeçari me inicieale F.K., nga Malisheva e Kosovës përplasi për vdekje punonjësen e forcave të sigurisë portuale, pasi ajo hapi traun që automjeti i rëndë të hynte në port.

Moti i keq duket se ka ndikuar në këtë lëvizje të shpejtë që ka qenë fatale për punonjësen. Shoferi nga Malisheva ndodhet nën arrest dhe pritet të kryhet hetimi i plotë nga policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjaket Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin "Koço Gl

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni S

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre.

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor.

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",