26 deputetë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

23/05/2019 - 14:22

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Kuvend, për të dhuruar gjak për fëmijët me talasemi dhe ata që kanë nevojë.

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, këtë të enjte, në kuadër të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë dhuruar gjak 26 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurt për të gjithë”, në Ditën Botërore të Talasemisë, 8 maj 2019, për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.

Fushata e dhurimit vullnetar është është shtrirë në të gjithë institucionet shtetërore në vend dhe deri tani kanë dhuruar gjak më shumë se 700 qytetarë.

Fushata do të vazhdojë deri më datë 14 qershor, që është Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë dhe synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për