29 persona ende në spital, zbardhet plani i masave. Ekipet vlerësuese zbresin në terren

02/12/2019 - 09:50

Zyra Qendrore e Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka përpiluar të gjithë veprimet, që janë ndërmarrë në terren nga strukturat shtetërore.

Më një komunikatë të shpërndarë për mediat, kjo zyrë thotë se grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Kjo gjendje katastrofike solli solidarizim të madh te miqtë dhe aleatët e Shqipërisë.

Bëhet me dije se aktualisht 29 persona po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës dhe të Durrësit, ndërsa disa prej tyre janë dërguar për kurim të specializuar në Italisë.

Njoftimi për mediat:
Sot është dita e gjashtë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë.

Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, pa pasur pretendimin që kjo pasqyrë të jetë shteruese, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.

Gjatë ditës së sotme:

       U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;

       Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;

       Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës; në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;

       Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;

       Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;

       U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.

Në Tiranë pesë Qendrat Sociale vazhduan të ofrojnë strehim dhe ushqim për banorët e pastrehë për shkak të termetit.

       Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjenike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qendrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.

Kjo përfshin bashkërendimin e ndihmave të ofruara nga shumë bashkëqytetarë, biznese, organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja (Itali, Greqi, Zvicër, etj.), vëllezër dhe motra nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga disapora;

       Në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, vazhdoi të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale pa ndërprerje, u përgatitën listat e fëmijëve dhe vazhduan përgatitjet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës;

       Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara;

Vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila u martua në moshën 33-vjeçare me një person që e njohu

Shkolla shqipe në Bocholt, Gjermani ka mbledhur një fond prej 3270 euro për riparimin e shkollës 9-vjeçare "Hamza Muça" në Durrës, e dëmt

“Objektet shëndetësore të dëmtuara lehtë si pasojë e tërmetit po rehabilitohen, ndërsa ato me dëmtime serioze do të përfshihen në planin

50 familje në lagjen nr.17 të Durrësit, në zonën e ish-Kënetës, ankohen për infrastrukturën rrugore mjaft të rënduar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë

Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.

Qendra “Smart Center” në Durrës vjen me oferta festive në muajin dhjetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd

E ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", psikologia Artemis Shehu tha se trauma pastërmet mund të zgjasë deri në katër javë.