Bukurie Murrizi 44- vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur të sëmurë me hidrocefali dhe zhvillim të vonuar mendor, ka paralajmëruar të vetëvritet, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës sociale ku ajo  jeton.

Shkak është  bërë vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë  të Durrësit. Pas 16 vjetësh martesë Bukurie Murrizi është divorcuar nga bashkëshorti, pas disa urdhrash mbrojtjeje që kishte marrë si rezultat i dhunës që ushtronte ai ndaj saj dhe fëmijëve.

Gjykata krahas vendimit të divorcit ka vendosur që ish- bashkëshorti të rikthehet e të jetojë në banesë së bashku me ish- gruan dhe dy fëmijët.

“Gjykata po më vret për herë të dytë mua dhe dy djemtë. Na ka rikthyer ish- burrin në shtëpi dhe ne do na vrasë” !

Shërbimi përmbarimor ka shkuar në shtëpinë e gruas, e cila në një situatë të tillë është tmerruar, nga fakti se ish- bashkëshorti do të jetojë e do të ndajë të njëjtën banesë me ta.

Bukuria nuk i ka hapur derën akujt ndërsa në telefon punonjësi i shërbimit përmarimor i kërkon të hapë derën e shtëpisë e të ekzekutojë vendimin e gjykatës, që një prej dy dhomave të shtëpisë t’i kalojë ish- bashkëshorit, i cili sipas saj ka edhe një kartëlë mjekësore ku tregon se është i paaftë të punojë.

Bukuria është traumatizuar, ajo deklaron se hyrja e ish- bashkëshortit në shtëpi, do të thorë rinisje e dhunës sistematike ndaj saj dhe ndaj fëmiëjve.

Një prej punonjësve të  “Word Hope”, Avni Ahmetaj,  anëtar i Këshillit Bashkiak, ka mbërrtiur në banesë i lajmëruar për problemin. Ai tenton të qetësojë zonjën.

Aktualisht banesa ku jetojnë nëna dhe dy fëmijët e saj është një apartament i dhënë nga bashkia me qira sociale. Kontrata nuk është rinovuar ende. Ish- bashkëshorti nuk ka paguar qiranë për disa muaj me radhë.

Zonja i bën apel të gjthë drejtuesve të shtetit dhe atyre vendorë. Ish- bashkëshorti në çdo moment mund të rikthehet në banesë dhe zonja e dy fëmijët e sëmurë rrezikojnë të bien sërish pre e dhunës.

Bukuria tregon se më herët ish- bashkëshorti ka tentuar ta nxjerrë  në rrugë si prostitutë.

“Ma tha troç, shko dil prostitutë, se unë dua lekët. Donte të më detyronte duke më rrahur, por unë rezistova falë familjes, të cilët më ndihmuan. Edhe nëna e tij ma thoshte, ai nuk të do për grua, por do që të dalësh në rrugë. Edhe vetë nuk e kam kuptuar si kam qëndruar kaq shumë me atë njeri,” -tha Bukuria.