90-vjeçari nga Durrësi që ka kontribuuar për çlirimin e atdheut, por merr pension qesharak (VIDEO)

23/05/2019 - 12:32

Pensionet në Shqipëri janë aq të ulëta sa i gjithë brezi i pensionistëve që ndërtuan Shqipërinë, veprat më të mëdha në energjetikë, infrastrukturë, në bonifikimin e Kënetave, në ndërtimin e apartamenteve me punë vullnetare etj, janë të detyruar të jetojnë në mjerim, sepse pensioni i ulët nuk iu mundëson asgjë. 

Latif Dedej është 90 vjeç, por çdo ditë e shikon në markatë ku përpiqet të blejë produktet ushqimore për veten dhe bashkëshorten e tij të moshuar. Me pensionet minimale, i moshuari me origjinë nga Ndroqi thotë se vetëm mbijetojnë. Ndoshta është ndër të paktët që ka mbetur gjallë të këtij brezi që edhe pse kanë qenë fëmijë, kanë kontribuuar për çlirimin e atdheut.

I moshuari thotë për “DurrësLajm” se menjëherë pas pushtimit Italian të 7 Prillit 1939, është angazhuar si korrier i çetës së Pezës. Komunikatën e partizanëve nga Peza e dërgonte në Durrës apo Kavajë. Më pas ka punuar me specialistët nga Bashkimi Sovjetik që erdhën në Shqipëri e më pas është marrë me punë fshati. Në 1960-n ka mbërritur në Durrës e ka punuar në komunale në punë shumë të vështira. Ka marrë 150 mijë lekë të vjetër pension në muaj, e paguan 70 mijë faturat e ujit e të dritave.

Me çfarë do ushqehemi unë dhe gruaja?”, pyet i moshuari, i cili në treg nuk kërkon cilësinë, por vetëm sasinë e produkteve të pakta që zgjedh te disa tregtarë që i njeh ndër vite. Si Latifi, janë të shumtë pensionistët që numërojnë qindarkat që iu duhet të shpenzojnë në ditë për t’u ushqyer.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët.

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku prezenca e një flamuri grek në miting shkaktoi debat në r

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim.

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shën

Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kr

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e