FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Ata mbanin pankarta në duar dhe kërkonin shkarkimin e ministres.

Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD, deklaroi se ministrja duhet të ishte dorëhequr sot.

“Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi etj. Përgjegjës për këtë është Ministra e Arsimit dhe Policia e Shtetit që dëshmohet qartë se është e paaftë të kryejë detyrën”, tha ai.