Administrata 5 muaj pushim në vit, jo i njëjti fat për të vetëpunësuarit

13/04/2019 - 16:42

Administrata pushon gati 5 muaj të një viti kalendarik. Nga 365 ditët e vitit punonjësit e administratës punojnë vetëm 219 ditë, ndërkohë që 146 ditët e tjera ata pushojnë. Të shtunave dhe të dielave, administrata është e mbyllur si dhe për 14 ditët e festave zyrtare.

Shtojmë këtu dhe 28 ditët e lejes së zakonshme.

Viti fillon me pushim, pasi janë festat e Vitit të Ri. Pasuar më 14 mars me ditën e verës dhe 22 mars me Ditën e Nevruzit. Ndërkohë që më 21 prill shënohet e diela e Pashkëve Katolike, ndërsa më 28 prill e Pashkëve Ortodokse. Në këto raste që festat zyrtare bien në ditët e pushimit javor, e hëna kthehet në ditë pushimi.

Në ditën e parë të majit pushohet për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Dita e bajramit të Madh mbahet më 5 qershor, ndërsa më 12 gusht dita e Kurban Bajramit.

Më 05 shtator kujtohet dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Për festat nacionale pushohet gjithashtu, më 28 dhe 29 nëntor. Festat zyrtare mbyllen në dhjetor me Ditën Ndërkombëtare të Rinisë më 08 dhjetor dhe me Krishtlindjet më 25.

Të punuarit në këto ditë, sipas kodit të punës është e ndaluar. Ndërkohë që e kundërta ndodh me punjonjësit në privat. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili parashikon shpërndarjen e pronave shtetërore tek individët.

Me mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të k

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% t

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfyen dy bashkëshortë të cilët janë bërë prindër për herë të parë në vitin 1982.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, vazhdoi të trajtohej historia e çiftit të azilantëve të cilët pas divorcit e kanë kthyer mar

OBSH ka dhënë alarmin e rritjes së numrit të popullsisë që kategorizohet me aftësi ndryshe në vendin tonë.

“Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, pë

“Stop” është ndalur në Durrës për problemin e 77-vjeçarit Shyqyri Stari.

Sot, më 17 prill 2019 “Heroi i Poppullit”, Gjeneral Leitnant Rrahman Parllaku mbush 100 vjet jetë.