Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Administrata mbizotërohet nga femrat, mosha mesatare e nëpunësit civil 41 vjeç

22/04/2021 - 09:46

Femrat zënë pjesën më të madhe të vendeve të punës në administratë. Nga deklarimi i të dhënave për 5502 punonjës janë nxjerrë edhe disa prej treguesve kryesorë të lidhur me moshën mesatare dhe gjininë.

“Në institucionet e vetëqeverisjes vendore, në vitin 2020, jemi drejt një balance gjinore, me një tendencë të lehtë në rritje drejt gjinisë femërore, që paraqitet në shifrën prej 54% të nëpunësve civilë dhe gjinia mashkullore në nivelin prej 46 %. Mosha mesatare e femrave është 39 vjeç dhe e meshkujve është 43 vjeç, ndërsa e nëpunësve civilë është 41 vjeç” thuhet në raportin e Komsionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Lidhur me mbikëqyrjen në institucionet e qeverisjes qendrore, raporti i Komisionerit ka bërë një analizë lidhur me arsimimin e punonjësve si dhe raportet gjinore.

Kështu në kushtet e një kampioni studimor prej 107 nëpunës civilë, nga të cilët 76 prej tyre janë të punësuar në institucionet e administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe 31 të tjerë të punësuar në institucionet e administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, rezulton se numri total i punonjësve të gjinisë femërore është 75 ose 70% dhe i gjinisë mashkullore 32 ose 30%.

“Ndërkohë, në lidhje me institucionin arsimor ku janë diplomuar 107 raste të verifikuara, ka rezultuar se, 99 punonjës janë arsimuar në institucione të arsimit publik; 7 të tjerë në institucione të arsimit privat dhe 1 punonjës ka kryer studimet jashtë vendit. Në këto shifra, 92% e zënë nëpunësit civil që e kanë marrë edukimin arsimor në arsim publik, 7% në arsimin privat dhe 1% jashtë vendit” thuhet në dokument.

Lidhur me largimet që mund të jenë bërë nga institucionet në vitin e kaluar është nënvizuar se në shumicën e rasteve ato kanë qenë të lidhura me ristrukturimet.

Si shkak i dytë janë masat disiplinore që mund të jenë marrë ndaj punonjësit apo dorëheqjet dhe vlerësimet “jo i kënaqshëm” sa i takon performancës. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jasht

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejë

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy d

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.

Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e sh