Administrata më me fat, punët ku shqiptarët punojnë me orë më të zgjatura

16/09/2020 - 07:35

Në disa sektorë punonjësit shfrytëzohen në punë me shumë se përcaktimet në kodin e punës, pa përfituar shpërblime për orët shtesë. Sipas të dhënave të INSTAT punonjësit e tregtisë, fabrikave dhe ndërtimit harxhuan në punë përkatësisht 46.6, 46.5 dhe 42.9 orë në javë më 2019, ndërkohë që kodi i punës përcakton 40 orë punë në javë, teksa çdo orë tjetër duhet të paguhet me pagë shtese. Punonjësit e bujqësisë punuan 37.2 orë pune në javë  më 2019-n, më pak se përcaktimet në kodin  e punës. Por në këtë sektor puna është sezonale dhe kohën e mbjelljeve dhe vjeljeve bujqit punojnë me orë të zgjatura.

Në vitin 2019 të punësuarit në total punuan mesatarisht 41.7 orë në javë me një rritje 30 minuta më shumë se në vitin 2018. Ndërsa të punësuarit me pagë punojnë më gjatë, përkatësisht 43.5 dhe 43.4 orë në 2018-n dhe 2019-n. Administrata publike është ajo që e zbaton më shumë kodin e punës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se orët mesatare javore të punës në shtet ishin 40.2 në 2019-n, më të ulëtat nga të gjithë sektorët, me përjashtim të bujqësisë. Në krahasim me 2018-n, administrata punon 0.7 orë në javë më pak. Punonjësit e shtetit janë më të privilegjuar edhe për ditët e pushimit zyrtar, ndërsa një pjesë e sektorit privat punon edhe në ditët e festave, apo dhe gjatë fundjavës.

Burrat punojnë më gjatë se gratë. Meshkujt punojnë 43 orë në javë, ndërsa femrat 39.7. Por, kur bëhet fjalë për të punësuarit me pagë, femrat punojnë mesatarisht 42 orë në javë. Aktiviteti ku gratë punojnë me orë më të zgjatura është prodhimi, me rreth 46 orë. Nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se Shqipëria është ndër vendet ku punohet më gjatë në Europë, me rreth 42-43 orë në javë. Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Vendet e Bashkimit Europian punojnë mesatarisht më pak se 40 orë në javë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Rekordin në Europë e mbajnë turqit, me mbi 46 orë në javë. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Universiteti i Tiranës ka publikuar projektrregulloren e brendshme për fillimin e vitit të ri akademik më 2 nëntor, sa i takon mbrojtjes

Nga qyteti i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kanc

Ndryshon ligji për shëndetin mendor, shtohen rastet për gjobitjen e mjekëve deri 50 mijë lekë; Ja kur hiqet e drejta e profesionit deri n

Shqipëria mori sot në dorëzimin 60 respiratorë të prodhuar në Amerikë nga stoku i NATO-s për të përballuar betejën me Covid 19.

Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar takimi në kuadër të përmbylljes së Fushatës Ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit, organizuar

E gjendur përballë një rrjeti inspektorësh antiCovid, të cilët do të jenë në krye të detyrës në rrugë e në mjedise të mbyllura, për zbati

-Kadriu një nga veprimtarët më të shquar shoqërorë

-Njeri i shkëlqyer, por edhe sportist që la gjurmë

Naftëtarët e Ballshit, të cilët prej 22 ditësh janë në grevë urie, i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili iu kërkoi të ndërpris

Daja i një vajze të re të sapomartuar, dyshohet se kanosi dhe kërcënoi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e p

Eksperti i Shëndetit Publi,k dr. Alban Ylli ka shpjeguar disa arsye pse maska është e nevojshme në mbrojtjen kundër Covid-19.