AdriMOB, projekti që bashkon vendet e Adriatikut

23/05/2014 - 09:19

Durrës, 23 maj 2014 - Shteti shqiptar, në kuadër të hapave për të qenë pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen, ka marrëveshje bashkëpunimi për të qenë partner me të drejta të plota në Programin IPA Adriatik CBC. Në kuadër të projektit IPA - Adriatik me akronimin “AdriMOB”, ku Ravena është partneri lider ndërsa Bashkia e Durrësit është partneri nga Shqipëria, një delegacion i Bashkisë së Durrësit ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar në Ravena, Itali.

Ky aktivitet, ku merrnin pjesë përfaqësues nga Autoritetet Portuale dhe partnerët në projekt nga shtete të ndryshme, që lagen nga deti Adriatik, u drejtua nga Alberto Rebucci, kreu i zyrës ekonomike dhe departamentit të politikave të BE të provincës së Ravenas. U diskutua gjerësisht mbi impaktin pozitiv që do të ketë projekti AdriMOB në përmirësimin e shërbimeve të transportit dhe komunikimit midis vendeve të Adriatikut. Po kështu, përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse, midis të cilëve dhe Bashkia e Durrësit, kanë prezantuar projektet që do të implementohen në qytetet e tyre në kuadër të projektit AdriMOB.

Objektivat specifike të projektit AdriMOB janë të inkurajojnë përdorimin e transportit detar të pasagjerëve, si ndërmjet, ashtu dhe përgjatë brigjeve, përmirësimi i cilësisë së transportit në zonën e të Adriatikut, forcimi dhe integrimi i rrjeteve të infrastrukturës ekzistuese, përcaktimi i një strategjie për transportin detar ndërkufitar të Adriatikut, kombinuar me mjete të tjera të transportit, rritja e përdorimit alternativ të transportit me makinë, nëpërmjet kompletimit të qarqeve ndër-modale, marketingu i aktiviteteve ekzistuese.

Projekti që do të hartohet nga Bashkia e Durrësit në kuadër të projektit AdriMOB është një projekt pilot që përfshin studimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme në hapësirat publike, eliminimin e pengesave arkitekturore, krijimin në rrugët ekzistuese të korsive të biçikletave dhe përmirësimin e lidhjes dhe bashkëveprimit të qytetit me portin. Rezultatet që projekti AdriMOB synon të ketë janë përkufizimi i strategjisë së transportit të qëndrueshëm ndërkufitar të njerëzve ndërmjet brigjeve të Adriatikut, me përmirësimin e transportit detar, e kombinuar me mjete të tjera transporti, integrimi dhe rrjetëzimin i qarqeve multi-modale ndër-kufitare, në mënyrë që të rritet përdorimi i alternativave të transportit përkundrejt atij me makinë dhe për të përmirësuar cilësinë e e transportit në Adriatik.

Në përfundim të aktivitetit u zhvillua edhe një konferencë shtypi, ku merrnin pjesë zyrtarë të lartë të vendeve pjesëmarrës në projekt si dhe zv/presidenti i provincës së Ravenës, Gianni Bessi i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe vuri theksin në rëndësinë e këtij projekti për të gjitha vendet e Adriatikut.

AdriMOB - Lëvizshmëria e qendrueshme në zonën e bregdetit të Adriatikut, është në përputhje me Përparësinë 3 - Masën 3.2 të Programit I.P.A. të Bashkimit Europian dhe ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e sistemit të transportit të qëndrueshëm përgjatë dhe ndërmjet brigjeve të Adriatikut, si edhe në shtetet partnere. Deti Adriatik paraqet një mundësi të madhe për zhvillimin dhe konkurencën e zonës së Adriatikut.

Duke marrë parasysh zonën e bashkëpunimit dhe rritjen e vazhdueshme të aktiviteteve të turizmit dhe biznesit në bregdetin e Adriatikut, lind nevoja për inisiativa të lëvizshmërisë së qëndrueshme, për të përcaktuar strukturën e një sistemi më pak ndotës të transportit si për mallrat, ashtu dhe të pasagjerëve. Është i nevojshëm planifikimi i një strategjie të integruar të transportit të qëndrueshëm, për të favorizuar lëvizjen e qëndrueshme të rritjes së numrit të njerëzve që udhëtojnë për arsye të ndryshme: të punës, turizmit biznesit, etj.

Pra, projekti synon të forcojë dhe të integrojë rrjetin e infrastrukturave, duke zhvilluar dhe përmirësuar shërbimet e transportit dhe komunikimin. Projekti AdriMOB përfshin portet kryesore të zonës ndërkufitare si Venecia, Ravenna, Rimini, Cesenatico, Pesaro- Urbino, Pescara, Brindisi, Bari, Rovinj, Rab, Split, Durrës, Bar, dhe portet kryesore të zonës sllovene dhe të Igumenicës në Greqi. Objektivi i projektit është që të propozojë zgjidhje konkrete për problemet reale, duke përmirësuar dhe rritur aksesueshmërinë ne zonën e Adriatikut, infrastrukturën dhe rrjetet e transportit. Partnerët e projektit janë provinca e Ravenës që është partneri lider si dhe shumë provinca të tjera italiane si Brindizi, Pesaro – Urbino, Peskara, Cesenatico, Venecia, Bari, Rimini etj, bashkitë e Rijekës, Rab dhe Rovinj në Kroaci, Prefektura e Thesprotisë Igoumenica në Greqi, qyteti i Bar në Malin e Zi, Ministria e Transportit - Lubjanë Slloveni etj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, është rizgjedhur presidente e Urdhrit të Mjekëve për qarkun  Durrës.

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.