Akseleratori i dytë në shërbimin onkologjik në QSUT, ulen radhët e pritjes

17/10/2019 - 10:49

“Rradhët e pritjes për radioterapinë janë ulur, duke siguruar trajtimin me akseleratorët linearë të fjalës së fundit të teknologjisë, në kohë reale për pacientët me tumore”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Njësinë e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik tha se investimi për akseleratorin e dytë linear ka përmirësuar cilësinë e trajtimit me radioterapi për pacientët duke përfshirë për herë të parë dhe trajtime për rastet e moshës pediatrike.

“Janë më shumë se 1260 pacientë të cilët janë trajtuar me paketën e radioterapisë falas.
Ka qenë një investim themelor investimi në akseleratorin e dytë në njësinë e radioterapisë, një njësi e avancuar e cila ofron shërbime shumë më cilësore për pacientët, por edhe për stafin e shërbimit onkologjik, që tashmë kanë mundësi që teknikat më të përparuara, sipas standardeve europiane ti aplikojnë edhe në vendin tonë”, tha Manastirliu.

Me instalimin e akseleratorit të dytë është arritur reduktimi i rradhës së pritjes, nga 10 javë në në dy deri në tre javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit.

Tashmë në këtë njësi trajtohen rreth 100 pacientë në ditë, duke e dyfishuar numrin e pacientëve që kanë mundësi të trajtohen me terapi bashkëkohore. 1 muaj më parë Njësia e Radioterapisë realizoi për herë të parë në vend trajtimin cranio - spinal të një pacienti në moshë pediatrike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu