Të tjera detaje mësohen për aksidentin tragjik ku humbën jetën Edlira dhe Xhemil Pisku (nuse dhe vjehërr) ndërsa fëmija 8-vjeçar mbeti i plagosur te Mali i Robit, mëngjesin e sotëm.

Tre këmbësorët u përplasën nga 30-vjeçarja që drejtonte automjetin tip "Toyota" teksa po prisnin në stacion autobusin që do t'i çonte në Berat.

Ishte një telefonantë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes.

Sipas saj, gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.

E gjendur përballë këtij lajmi 34-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës ndodhej në emigrim, ishte shoqëruar që në mëngjes nga vjehrri, e bashkë me djalin 8-vjeçar do shkonin për në Berat.