Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues në Durrës.

Aktiviteti kundër dhunës me bazë gjinore me nxënësit e shkollave të qytetit u mbajt në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Drejtoresha e Shërbimit Social në bashkinë e Durrësit, Meme Xhaferri deklaroi se rastet e dhunës në familje ndaj grave dhe vajzave vijnë në rritje.

Gjatë fjalës së saj, Xhaferri dha lajmin e mirë për hapjen e një qendre të re sociale gjatë vitit 2020, e cila do të ofrojë mbështetje, mbrojtje dhe siguri për të prekurat nga dhuna.

E pranishme në këtë takim, kryebashkiakja Valbona Sako iu bëri thirrje të gjithëve që të bëhen pjesë e shoqatave në mbrojte të femrës, për të menaxhuar rastet,  të cilat sipas saj janë shumë të vështira për tu trajtuar.

Përgjatë vitit 2018, statistikat flasin për evidentimin e 498 rasteve të dhunës në qytetin e Durrësit.