Aktori Fatmir Xhelili humb jetën nga Covid-19

20/11/2020 - 11:10

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare për shkak të Covid-19 një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.  Aktor në teatrin "Bylis" Fatmir Xhelili, për 46 vjet rresht ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Ai e ka nisur rrugën e artit si aktor amator. Fillimisht punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër. 

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”. Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me  4 çmime të para si aktori më i mirë.

Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të  cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vje

Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bas

“Plot 210 praktikantë janë punësuar para 3 javësh me kontratë 1-vjeçare nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në kuad

Tirana ndezi mbrëmjen e sotme dritat e  pemës së festave të fundvitit në sheshin “Skënderbej”.

Së bashku me disa nxënës, pjesë e Parlamentit të Nxënësve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi me anë të një video-mesazhi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar përmes një postimi në Facebook shefen e Spitalit infektiv, Najada Çomo në ditën e s

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa feston sot ditën e saj të lindjes.

Që nga fillimi i pandemisë, farmacitë shqiptare u ndeshën me një fenomen, atë të blerjes masive të vitaminave të ndryshme, si përgjegjëse

"Sado të përpiqemi të bëjmë për fëmijët është gjithmonë pak, sepse ata meritojnë gjithnjë e më shumë!", është mesazhi që ministr

Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar që të gjitha shtetet të kenë një ditë të