Alarmi: Po rritet numri i personave me problem të shëndetit mendor

27/12/2013 - 20:34

 Janë evidentuar raste të personave me probleme të shëndetit mendor të pastrehë dhe të braktisur nga familjet. Për shkak të mungesës të shërbimeve alternative, strehimit, përkujdesjes së përshtatshme, edukimit, asistencës dhe punësimit, këta persona enden rrugëve, duke jetuar në kushte ekstreme

·        Evidentohen mangësi në kuadrin rregullator lidhur me koordinimin mes shërbimeve shëndetësore të shëndetit mendor dhe atyre sociale për grupet në nevojë në nivel qendror dhe vendor

DURRËS, 27 dhjetor 2013 –  Vërehet mungesë e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar me probleme të shëndetit mendor, deklaron më 27 dhjetor 2013 Blerta Çani, drejtore ekzekutive e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK). Çani u bën thirrje institucioneve shtetërore, sidomos Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të marrin masa për të zgjidhur situatën e rënduar të personave me probleme të shëndetit mendor. FSHDPAK-u thotë se merr shkas për të ngritur zërin në lidhje me këtë çështje nga një konstatim i shtimit të numrit të personave me problem të shëndetit mendor, të evidentuar gjatë ofrimit të shërbimeve dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të përmbushjes së objektivave të tij.

JO VETËM MJEKIM, POR SHËRBIME TË INTEGRUARA

Dokumente ligjore dhe politike, të vendit dhe ato ndërkombëtare, orientojnë qartazi drejt shërbimeve komunitare, në kuadër të deinstitucionalizimit. Këto dokumente, bëjnë thirrje për zhvendosjen e fokusit nga vetëm ‘mjekimi’ apo ‘kurimi’ drejt ndërtimit të shërbimeve të integruara, me qëllim rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave me probleme të shëndetit mendor në shoqëri. Pavarësisht përpjekjeve modeste në drejtim të ofrimit të shërbimeve për këta persona, ato vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme. Blerta Çani thotë se janë evidentuar raste të personave me probleme të shëndetit mendor të pastrehë dhe të braktisur nga familjet. Për shkak të mungesës të shërbimeve alternative, strehimit, përkujdesjes së përshtatshme, edukimit, asistencës dhe punësimit, këta persona enden rrugëve, duke jetuar në kushte ekstreme. Nga ana tjetër, një pjesë e këtyre personave jetojnë prej shumë kohe në institucionet spitalore ekzistuese. Këto spitale janë kthyer në mënyrë të padrejtë në një ‘zgjidhje’ të problemeve shoqërore, ekonomike dhe të strehimit, duke sjellë për rrjedhojë një kosto të lartë sociale dhe ekonomike për shtetin dhe shoqërinë.

MANGËSI NË KUADRIN RREGULLATOR

Evidentohen mangësi në kuadrin rregullator lidhur me koordinimin mes shërbimeve shëndetësore të shëndetit mendor dhe atyre sociale për grupet në nevojë në nivel qendror dhe vendor. Problematikat e personave me probleme të shëndetit mendor, nuk duhen parë më si domenë e një ministrie apo një tjetre, por është e domosdoshme që përmes një diskutimi të gjerë të rregullohet kuadri ligjor dhe të fillojë menjëherë marrja e masave për të ngritur shërbimet e domosdoshme sipas nevojave të tyre, deklaron në fundvit FSHDPAK-u.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier

Ideja e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e mbështetur nga hotel "Aragosta" me pronar Eduard Xhepa, janë finalizuar me një

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Pema e Paulownia po bëhet një ndër më të kultivuarat nga fermerët shqiptarë në vitet e fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit P