Ankthi i së hënës në punë, psikologët: Ngarkesën merreni gradualisht

09/09/2019 - 15:49

Në literaturë është i njohur “Ankthi i të hënës”. Na ndodh kur kthehmi nga pushimet e vitit apo kur kthehemi nga një fundjavë çlodhëse. Nisim të bëjmë mendime si do të nisim punën prapë, shkurt përfshihemi nga “Sindroma e të hënës ansioze”.

“Kjo sindromë manifestohet me gjendje plogëshie, tendencë për të mos qenë në humorin e mirë të ditëve të zakonshme, çrregullim në gjërat që ti pret t’i bësh në më të mirën tënde, por që nuk ja del dot”, thotë psikologia Arjana Reli në një intervistë për Top Channel.

Si çdo gjë që në organizmin tonë që kërkon përshtatjen e vet ashtu ndodh edhe me ristartimin e trurit për punë. “Sindroma e të hënës ansioze” është pjesë e çregullimit të ankthit.

“E rëndësishme është që gjithçka është kalimtare. Varet dhe këtë e theksoj, nga menyra se si e përgatit veten secili, të mos lejojë energjitë negative t’i futen në pjesë energjive pozitive. Ngarkesa që marrim në punë duhet të jetë graduale, jo sa vijmë të punojmë me kapacitet të plotë”, thotë Reli.

Në botën e zhvilluar njerëzit i japin rëndësinë e duhur edhe kësaj sindrome, i drejtohen psikologut për të lehtësuar ngarkesën që u peshon.

“Një terapi e mirë është të flasim me një koleg të mirë, jo të zbrazim gjithë hallet, por të flasim për gjërat e bukura që bëmë në pushimet në fundjavë. Të kryejmë pauza të shpeshta, pasi puna do të bëhet më mirë, sesa kur fokusohemi shumë dhe nuk performojmë siç do të donim. Një këshillë tjetër është të shmangim kolegët që na japin energji negative”, sqaron psikologia.

Mjekja tregon se në punën e saj të përditshme me pacientët anthi i të hënës është një detaj që zbulohet gjatë bashkëbisedimit me pacientin.

“Pacientët nuk e identifikojnë këtë, ankthin e të hënës, por në kuadrin e çregullimit të ankthit ne e zbulojmë këtë sindromë”, thotë Reli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritje

Qendra “Smart Center” në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajni

Del pergjigja e autopsisë së Rezarta Dhe Olsi Hajdarit të cilët u heluman 5 ditë pas dasmës në fshatin Xhyrë të Librazhdit, e për pasojë

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike organizuan të dielën në qytetin e Durrësit, sipas nismës së Atit të Shenjtë, Papa Fra

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V