Apeli drithërues i 15-vjeçares nga reanimacioni i QSUT: Dua të jetoj

18/08/2019 - 17:52

Teksa i kanë mbetur edhe pak orë jetë dhe nuk dihet cili do të jetë fati i saj, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, ka bërë një apel drithërues nga reanimacioni i QSUT.

Më drojë e një zë të dridhur, 15-vjeçarja i lutet Ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë të shërohet, duke theksuar se do që të jetojë si shoqet e saj.

“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia!

Ju lutem kushdo që e dëgjon të ndihmojë sado pak që edhe unë të shërohem”, këto janë fjalët e Elonës, apeli drithërues i vajzës me fytyrë engjëllore, fjalë që mund të jenë të fundit.

Vajza nga Fushë-Kruja ka një javë që ka zënë shtratin në reanimacionin qendror në QSUT, pasi është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë, prej të cilës ka vetëm 250 raste te raportuara ne bote. Rasti i rëndë është ndjekur nga “BalkanWeb”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës