Apeli i dhimbshëm i gruas së pastrehë dhe të sëmurë në Durrës: Më ndihmoni!

18/01/2020 - 11:59

Dhurata është 48 vjeçe dhe jeton në një nga apartamentet e banesave sociale, pranë Ujësjellësit në Durrës.

Brenda një viti jeta e saj është transformuar rrënjësisht, ndaj ajo kërkon ndihmë publikisht.

“Kam gati 3 muaj që jam operuar me tumor në kokë. Nuk jam mirë aspak. Edhe mjekimet e kuptoj që s’më bëjnë mirë, por askush nuk më dëgjon. Vetëm më shpërfillin. Sikur nuk jam njeri. Edhe vajzën e vetme e kam dhënë për birësim. Ndjehem e vetme dhe e braktisur nga të gjithë”, thotë Dhurata Koka.

Dhurata ka punuar në ndërmarrjen artistike të Shijakut dhe pas martesës u zhvendos në Durrës ku bëri punë të ndryshme, në të zezë. I shoqi atëherë punonte në Kantierin Detar, e pas mbylljes së tij ngeli papunë dhe pati probleme kardiake. Pamundësia financiare e mundon shumë Dhuratën dhe në dëshpërim shpesh sheh si zgjidhje vdekjen, përmes eutanazisë.

“Kam vetëm bashkëshortin, po dhe ai është i sëmurë. Do i bëja thirrje kryeministrit, ministres së shëndetësisë, të bëjnë diçka. Të vejnë dorën në zemër ose le të më bëjnë një injeksion e të vdes. Kështu nuk jetoj më, ose mjekët të mblidhen e të më shikojnë”, shton më tej.

I shoqi, Shpëtimi përpiqet ta ndihmojë mesa mundet, po dhe ai e ka të vështirë i vetëm. Shpenzimet e shumta, radhët dhe ecejaket nëpër zyra e spitale e kanë lodhur.

“Është shumë e vështirë, pasi dhe unë jam invalid i grupit të dytë dhe ajo nuk lëviz nga krevati. Duhet ta çoj në banjo e për të gatuar…. Me pensionet tona nuk e di se çfarë do të bëjmë. Prej një viti nuk kemi paguar as qiranë e banesës sociale”, thotë Shpëtim Koka.

Bashkë me shpresën e pakët për ndihmë dhe shërim, Dhurata mban ndezur besimin se një ditë do të bashkohet sërish me të bijën. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier

Ideja e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e mbështetur nga hotel "Aragosta" me pronar Eduard Xhepa, janë finalizuar me një