Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook një mesazh të mjekes Silvana Çeliku për situatën e përkeqësuar prej Covid.

Çeliku thekson se ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë dhe me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme ndërsa apelon që të respektohen rregullat.

POSTIMI I MINISTRES

”Ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë, me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Respektoni rregullat dhe së bashkë të mundohemi edhe një herë ta mposhtim këtë virus” – dr. Silvana Çeliku.

  • Vendose maskën
  • Ruaj distancën
  • Mbaj higjienën vetjake