“Aplikim për ndihmën ekonomike online”- Manastirliu: Së shpejti vërtetimi me nënshkrim elektronik

15/01/2020 - 13:08

"Në të dy sektorët e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale janë 41 dokumente,  të cilat qytetarët mund t’i aksesojnë online". Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Berat, se tashmë aplikimi për përfitimin e ndihmës ekonomike behet online.

"Nuk janë vetëm shërbimet shëndetësore, janë gjithashtu dhe shërbimet sociale ku ne po bëjmë një përparim për sa i përket shërbimeve online. Me shërbimet sociale dhe nëpërmjet skemës së ndihmës ekonomike ne kemi arritur të zhvillojmë një program elektronik ku qytetarët nuk kanë më nevojë të sjellin dokumente pa fund, por vetëm me kartë identiteti aplikojnë për ndihmën ekonomike në zyrat vendore, të cilat i verifikojnë të gjithë dokumentet e tjera online.

Me revolucionin digjital qytetarët mund ta aksesojnë vetë nëpërmjet e-Albania statusin e tyre, nëse janë përfitues ose jo të ndihmës ekonomike. Vetëm nëpërmjet kartës së identifikimit ata aplikojnë, dhe nëpërmjet formularit që realizohet në zyrat e shërbimit social shtetëror ata aplikojmë për t’u bërë ose jo përfitues në bazë të kritereve të programit të asistencës apo të ndihmës ekonomike", tha Manastirliu. Zgjerimi i shërbimeve online do të vijojë më tej me vërtetimin e ndihmës ekonomike me nënshkrim elektronik.

"Ajo çfarë vjen si risi nga data 1 Janar është identifikimi nëpërmjet portalit e-Albania i statusit nëse je përfitues ose jo i ndihmës ekonomike. Vetë çdo person apo familjar që kërkon informacion, mund të aksesojë nëpërmjet portalit e-Albania statusin e tij por ajo çka është më e rëndësishme është që duke u zgjeruar me shërbimet online, ky vërtetim do të jetë edhe me nënshkrim elektronik, pra do të mund të tërhiqet si vërtetim i vlefshëm online për shërbime të tjera, si për bursën për fëmijët në universitet apo librat falas, etj", tha ministrja.

Janë 75 shërbime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që do të ofrohën onlinë brenda vitit 2020. Nga data 1 janar, 41 shërbime ofrohen online për qytetarët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier

Ideja e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e mbështetur nga hotel "Aragosta" me pronar Eduard Xhepa, janë finalizuar me një