Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani (ish-deputete), fëmijëve por edhe miqve e të njohurve.

Ai do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.