Babai i nëntetares Hasanaj tregon bisedën e fundit me të bijën

07/05/2019 - 11:57

Burrit malësor i dridhen buzët teksa flet, vajza e tij e vetme, me të cilin kishte biseduar në telefon mëngjesin e djeshëm, nuk jeton më.

Muharrem Hasanaj, babai i nëntetares Zarife Hasanaj, e cila mbeti e vrarë në krye të detyrës si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ku ndodhej me mision mezi i nxjerr fjalët në një rrëfim për News 24. 

"Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush. Specialiteti i saj ishte të pastronte vendin nga minat, por i ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Takimin e fundit me të e kam pasur në 22 dhjetor kur e përcolla në Rinas për në Letoni. Pas asaj dite flisnim vetëm në telefon. Na merrte çdo dite dhe na pyeste a jemi mirë. Edhe dje në mëngjes folëm. Me tha se ishte mirë dhe se do të shkonte në punë. Pastaj mora lajmin e asaj që ndodhi",- thotë ndër të tjera babai.

I ati shprehet se nuk ka qënë dakord me zgjedhjen e së bijës për të hyrë në ushtri, por se e ka pasur të pamundur t’ja priste ëndrrën në mes.

"Vajza punonte prej më shumë se 10 vjetësh në ushtri. Ishte dëshira e saj. I pëlqente uniforma. Ma ka shprehur këtë dëshirë para 10 vjetësh kur dorëzoi dokumentet për tu pranuar në ushtri. Unë si plak dhe malësor nuk isha dakord me këtë zgjedhje por përsëri e pranova, sepse të rinjve nuk ua pengon dot dëshirat",- rrëfen më tej ai.

Muharremi shton se në këto ditë të vështira përveç mbështetjes së familjarëve dhe miqve, i është gjendur pranë edhe ushtria shkruan BalkanWeb.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria renditet në vendin e tetë nga 114 vende të botës, për numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkenca.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në K

Pensionet në Shqipëri janë aq të ulëta sa i gjithë brezi i pensionistëve që ndërtuan Shqipërinë, veprat më të mëdha në energjetikë, infra

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë ës

“Edukimi në vazhdim nuk do të mbetet vetëm në dëshirën e profesionistëve, por do të jenë kusht për ushtrimin e profesionit.

Fruti i stinës, qershia, ka hyrë me shumicë në tregun e përditshëm në Durrës.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Specialiteteve nr.2 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër investimet në pajise dhe laborato

Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh.

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës!