“Babai im në Shqipëri është rëndë, a mund të marrë vizë për mjekim në SHBA?”, avokati sqaron procedurat: Ja si veprohet

Postuar: 14/09/2018 - 09:51

“Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë. Unë dëshiroj që ai të vijë në Nju Jork dhe ta bëjë operacionin këtu. A mund të siguroj një vizë për të?”. Ketij shqetesimi, por edhe shume rasteve te ngjashme, i jep pergjigje avokati Kieran Both, duke treguar gjithe proceduren dhe hapat qe duhet te ndiqni. 

Një lexues na shkruan:

Unë jam shtetas amerikan dhe jetoj në Bruklin, NY. Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë. Unë dëshiroj që ai të vijë në Nju Jork dhe ta bëjë operacionin këtu. A mund të siguroj një vizë për të? Nëse po, ju lutem më spjegoni procesin.
ZK
Bruklin, Nju Jork.

Përgjigje: Babai juaj mund të bëjë kërkesë për vizë me qëllim trajtimi mjeksor në SHBA. Ju mund ta ndihmoni babain duke përgatitur gjithë dokumentacionin që nevojitet për këtë rast.
Viza B-2 i jep mundësi pacientit të huaj të hyjë në këtë vend dhe madje të përfitojë edhe zgjatje të vizës, nëse do të jetë e nevojshme për vazhdimin e trajtimit.
Babai juaj duhet të aplikojë për vizë në konsullatën amerikane apo në ambasadë. Konsullata mund t’i kërkojë dokumenta shtesë për intervistën në të cilat përfshihen:
• Diagnoza mjeksore e konfirmuar nga një mjek që është i aprovuar nga konsullata. Mjeku duhet të spjegojë detajet e sëmundjes, domosdoshmërinë e trajtimit në këtë vend duke përfshirë koston e trajtimit mjeksor , pagesën e mjekut, pagesën e spitalit dhe të gjitha shpenzimet e tjera medikale. Nëse babai juaj ka nevojë për një person që do të kujdeset për të duhet përfshirë emri i personit dhe te spjegohet në detaj përse është i nevojshëm ai/ajo për shoqërimin e babait tuaj.
• Ai gjithashtu duhet të provojë për mundësinë e transportit, dhe shpenzimeve në SHBA. Kjo bëhet me deklarata bankare, taksat mbi të ardhurat,të tijat ose të personit që e merr përsipër financimin e tij si shoqërues i babait tuaj.

Në marrjen e vendimit për dhënien e vizës, konsullata do të marrë parasysh faktorët e mëposhtëm:
• Faktin që babai juaj ka një banesë tjetër jashtë ShBA të cilën ai nuk ka ndërmënd ta braktisë. Babai juaj duhet t’i dorëzojë konsullatës amerikane dokumenta që vërtetojnë lidhjet e tij me Shqipërinë. Për shëmbull, që ai punon në Shqipëri dhe puna e tij është permanente, gjendjen financiare dhe lidhjet me familjen e tij atje, që i jep arsye të forta për t’u kthyer sërish në atdhe. Të krijojë bindje se në këtë shtet do qëndrojë vetëm për shkak të trajtimit mjeksor dhe deri në përfundimin e këtij procesi e jo të kërkojë të qëndrojë në SHBA.
• Të mos krijojnë asnjë dyshim që ata do të vijnë në këtë vend me qëllim për të emigruar.

Visa është një dokument udhëtimi që përfaqsohet nga një vulë që vihet në pasaportin e aplikantit që lëshohet nga Departamenti i Shtetit në zyrën konsullore jashtë Amerikës. Viza mund të jetë për një hyrje ose më shumë (M) me një datë skadimi, që shkon nga një ditë deri 10 vjet. Data e skadimit të vizës është edhe data e fundit për hyrje në Amerikë.
Me t’u dhënë, viza B-2 nuk i garanton personit të drejtën të hyjë apo të qëndrojë në Amerikë ose të marrë një vizë të re. Viza thjesht e lejon një person të aplikojë për t’u pranuar në pikën e hyrjes në SHBA, aeroport ose pikën e kufirit. E drejta për të qëndruar në këtë vend qëndron në duart e përfaqsuesit të (CBP) Departamantit të Sigurisë së Vendit.
Si pacienti edhe shoqëruesi i tij, janë të detyruar ta lënë këtë vend me të mbaruar trajtimi mjeksor.Qëndrimi i tyre mbaron në datën e shënuar në kartonin e bardhë I-94. Qëndrimi pas asaj date krijon probleme për të ardhmen e tyre, në rast se do të kërkojnë të vijnë sërish në SHBA .Kërkesa për shtim kohe qëndrimi duhet bërë pa mbaruar data e skadimit në I-94 ku thotë ”Admit Until”…
Është e rëndësishme të kujtohet se viza B-2 për trajtim mjeksor(medical treatment) si babai juaj, është e kufizuar në aktivitetet me karakter mjeksor , ndryshe shkelja e këtij regull i heq të drejtën për të kërkuar zgjatjen e vizës, ose edhe më e keqja mund të deportohet dhe t’i mohohet ardhja sërish në këtë vend.
Kur Departamenti i Shtetit përmes konsullatës i refuzon aplikantit vizën B-2, disa aplikantë mund të hyjnë në SHBA duke aplikuar për “Humanitarian parole”. Kjo lloj vize jepet nga DHS . Për të sponsor mund të bëhet një shtetas amerikan, ose rezident permanent. Informacioni për aplikimin për“Humanitarian parole” këtë proces gjendet në linkun
https://www.uscis.gov/humanitarian/humanitarian-or-significant-public-be...
Humanitarian parole: Nuk rekomandohet me qëllim për zgjatjen e vizës nga pacientët që janë këtu me trajtim mjeksor. / Illyria

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

   Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, s

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipa

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës organizoi më 20 shtator 2018, Ceremoninë e Diplomimit për rreth 1300 studentë të programeve Ba

   Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar.

SHÇBA ka arrestuar 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të k

   Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, fton studentët që të aplikojnë në pro

Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisioni ‘Me zemër

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë.