Barnat pa recetë, intensifikohen kontrollet në farmaci

11/10/2018 - 11:24

Task-Forca e ngritur nga ministrja Manastirliu “kalon në sitë” 115 farmaci në 1 muaj, merren masa për shkelje në 56 subjekte farmaceutike. Aksioni do të vijojë në të gjithë vendin.

Intensifikohen kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task-Forcës së ngritur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin. 

Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.

Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave. 

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar p

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”.

Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi

Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave.

Një nga problemet më të mëdha që evidentohet së fundmi në shoqërinë tonë, është rritja e përdoruesve të drogave, ku më të ekspozuarit jan

Historia e 2 vëllezërve nga Fushë-Kruja, të cilët vuajnë sot dënimin për masakrën e Mamurrasit, ku një person u vra dhe dy të tjerë u pla

Hapet LILIUM, e para qendër në Shqipëri për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.