Në datat 7 – 12 maj 2018 rikthehet edicioni i katërt i “Albanian Skills Competition”.

Një javë e plotë kushtuar Arsimit dhe Formimit Profesional siç nuk e keni parë kurrë më parë.

“Albanian Skills Competition” i fton të gjithë që të bashkohen dhe të përjetojnë eventin dhe garën e jashtëzakonshme, teksa festojnë nivelin e ri të aftësive në Shqipëri.

Njoftimi zyrtar i “Albanian Skills”:

“Të nderuar fëmijë, studentë, prindër, mësues, instruktorë, institucione publike dhe private, “Albanian Skills” ju mirëpret të bashkoheni në këtë Festival të Aftësive, të frymëzoheni duke u argëtuar dhe për të mësuar më shumë për botën e aftësive mahnitëse në Shqipëri.

Do të jetë një event frymëzues dhe i paharrueshëm për të gjithë. 7 ditë motivimi të mbushura me workshop-e, trajnime, forume, shfaqje të drejtpërdrejta në mjedise të ndryshme rreth Tiranës, duke u finalizuar në “Tirana Business Park”, e cila do të hapë dyert e saj për dy ditë për Konkursin e parë të Aftësive në Shqipëri.

Qëndroni në kontakt me Albanian Skills dhe përhapni fjalën. Aftësitë tuaja janë asete globale dhe lokale.

Le të ndihmojmë brezin e ri të shkëlqejë dhe të fuqizohet përmes aftësive të kërkuara”.

Në vazhdim pritet të dalë axhenda e plotë e programit të konkursit Albanian Skills.

Çfarë është “Albanian Skills”

*“Albanian Skills” është një iniciativë e pavarur shqiptaro-zvicerane pa asnjë qëllim ekonomik. Është besimi i organizatorëve të kësaj nisme që ekonomia e një vendi domosdoshmërisht ka nevojë për profesionistë të kualifikuar, pra të kualifikuar përveç akademikëve të arsimuar teorikisht, prandaj një sistem i mirë arsimor duhet të ndërtohet në një sistem të fortë të arsimit dhe formimit profesional.