Bie efektiviteti i drejtësisë, 70% e të dyshuarve të pafajshëm në 2017-n

06/11/2018 - 14:36

Rentabiliteti i sistemit të drejtësisë duket se ka rënë dukshëm vitet e fundit teksa shihet se norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka pësuar rënie drastike më 2017-n dhe rezulton të jetë më e ulta të paktën që nga viti 2013 që i takon raportimit të INSTAT.

Në vitin 2017 vetëm 30.2 për qind e personavetëdyshuar u gjetën më fajtore në vendimet e Gjykatave,ndërsa 70 për qind e tyre dolën të pafajshëm nga gjykatat.

Shifrat tregojnë se postulati i drejtësisë  “Më mirë 100 kriminelë në liri, se sa një i dënuar pafajshëm” është cenuar rëndë. Në të kundërt kjo tregon se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, duke mos çuar në dënim të dyshuarit.

Sipas INSTAT norma e fajësisë te personat e dyshuar ka qenë më e lartë në vitet e kaluara, duke arritur në 46% në vitin 2014, për të zbritur nga viti në vit për tëarritur në 30.2% në 2017-n.

Kjo normë pasqyron se sa për qind e personave të dyshuar dënohen nga gjykatat e shkallës së parë. Viti 2016 shënon 40,2 % persona të dyshuar në kryerjen e një vepre penale të cilët janë dënuar.

Në vitin 2017 numërohen 5.418 të burgosur gjithsej, 8,9 % më pak krahasuar me 2016-n.

Në Shqipëri norma e ndryshimit midis vitit 2013 dhe 2017 është 8,4 %, që do të thotë se në vitin 2017 janë 8,4 % më shumë të burgosur se në vitin 2013, ose shprehur në terma absolute janë 420 të burgosur më shumë se në vitin 2013.

Në vitin 2017 janë evidentuar 36.051 autorë që kanë shkaktuar vepra penale gjithsej, 4,0 % më shumë autorë ose shprehur në terma absolut rreth 1.377 autorë më shumë krahasuar me vitin 2016, raporton "Monitor".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas INSTAT në vitin 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.162 banorë, duke shënuar rritje me 9,7 %, krahasua

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit.

Teksa i kanë mbetur edhe pak orë jetë dhe nuk dihet cili do të jetë fati i saj, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, ka bërë një a

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Voskopojës, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të programit k

Nga Gëzim Kabashi

Fatos Baxhaku shkoi. Qetësisht, si çdo gjë që bëri në jetën e tij.

Shumë shpejt, Europa Perëndimore do të përballet me një kërkesë të lartë për fuqi punëtore, për shkak se, në shumicën e vendeve të zhvill

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht nj