Biznesi durrsak propozim qeverisë: Ul çmimin e karburantit! Hiq taksat e fshehura! (VIDEO)

Postuar: 20/04/2017 - 15:35

“Ulni taksën mbi vlerën e shtuar për karburantin, nga 20 % në 6% !”,- ishte ky apeli që japin bizneset në Durrës.

Në një takim me biznesmenët, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë publik propozimin e biznesit durrsak për heqjen e një sërë taksash, që janë futur në çmimin e karburantit, duke nisur prej taksës së qarkullimit, uljen e TVSH-së në 6% etj.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në krahasim me vendet e rajonit, sepse në këtë çmim, qeveria ka futur një sërë taksash dhe kjo është e pandershme. Për këtë arsye banorët e pjesës veriore të vendit po funizohen në Mal të Zi, të juglindjes në Maqedoni, të jugut në  Greqi,  ndërsa anijet e peshkimit të Durrësit po funizohen me karburant në Brindizi”,- deklaroi kreu i Dhomës së Tregtisë Andrea Xhavara.

Biznesi në Durrës përfaqësohet kryesisht nga transportuesit.  Një prej transportuesve thotë se karburanti zë 50% të kostos së shpenzimeve që bën biznesi.  Për këtë biznesi vendas i drejtohet Kosovës ku çmimi i karburantit është 98 cent, në Maqedoni 80 Cent, po kaq edhe në Mal të zi, ndërsa në Shqipëri 170 lekë për litër.  

Propozimi i bërë nga biznesi është edhe një apel për forcat poltikike për ta mbështetur, në favor të konsumatorit shqiptar.

E përpos kësaj biznesi vendas nuk ka as garancinë e karburantit me cilësi të mirë, pavarësisht çmimit të lartë me të cilin tregtohet.   

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

25 mijë e 400 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë kësaj jave në urgjenca dhe poliklinika si pasojë e prekjes nga viruset gripale.

120 pisha kripore janë mbjellë në shëtitoren Taulantia në skajin fundor të saj tek lulishtja krah Sfinksit.

Pas inspektimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për verifikimin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, ja

Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje.

Nëse keni bashkëshortin që jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2018 duhet të ketë të ardhura minimale 8.8 mijë euro

  Dëmtimi i asfaltit përgjatë gjithë rrugës së vjetër nacionale Durrës- Tiranë ka ngritur në protestë banorët e fshatrave që e përdorin k

Në datat 7 – 12 maj 2018 rikthehet edicioni i katërt i “Albanian Skills Competition”.

Prej dy ditësh familjarët e Xhuljeta Gjekës, 21-vjeçares nga fshati Mujalli i Fierit që humbi jetën në rrethana ende të paqarta, enden dy

Këtë vit mos këput asgjë për dashurinë, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite…” Nën këtë moto dhjetëra çifte të reja në kryeq