Bursa për master e PhD në Evropë, mund të aplikojnë edhe shqiptarë

06/01/2014 - 16:06

Shpallet konkurs ndërkombëtar nga Visegrad Fund, afati deri 31 janar 2014

DURRËS, 6 janar 2014 – Edhe shqiptarët mund të përfitojnë bursa 2 300 euro për semestër për master dhe PhD në një nga universitetet evropiane. Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (Visegrad Fund) fton studentë dhe specialistë në konkurrimin për në universitetet e vendeve të të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit (Republika Çeke, Hungari, Poloni, Sllovaki). Bursat (In-Coming Scholarships) ndahen me afate nga 1 deri 4 semestra për master ose PhD. Gjatë gjithë periudhës së bursës pjesëmarrësi i programit punon në universitetin pritës sipas temës së projektit akademik (kërkimor). Pjesëmarrësve të programit u paguhen 2 300 euro për semestër. Universiteti, që pranon bursistin e Fondit të Vishegradit, merr 1 500 euro/semestër. Bursistët që banojnë në një distancë mbi 1 500 km nga universiteti pritës, mund të marrin kompensim për udhëtimin (travel-grant). Gjuha zyrtare e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit është anglishtja. Në konkursin e bursave mund të marrin pjesë shtetas nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, Ukraina. Afati i fundit për aplikimet në program është 31 janar 2014. Për hollësi shih në:http://visegradfund.org/scholarships/incoming/

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjaft kritike paraqitet situata në banesat e dëmtuara më rëndë nga dy lëkundjet e fuqishme të tërmetit të së shtunës.

Me një problematikë të shtuar si rrjedhojë e rënies drastike të numrit të nxënësve nisi edhe ky vit shkollor.

Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit.

Një banore e lagjes nr.13 në Durrës, tek një pallat shumë katësh, në rrugën “Venecia”, ka treguar për DurrësLajm tmerrin

Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun. Duke mos dashur të tregojë fytyrën, por vetëm pjesën e dëmtuara n

Artisti i njohur Agim Mujo, vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

 Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla.

Nën kujdesin e Këndit të BE-së të Bashkisë së Durrësit u zhvillua një konkurs-ekspozitë me punime kreative të  nxënësve të disa shkollave

"Qesja e fundit" është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit "Aleksandër M