Çdo ditë, po regjistrohen raste të reja fruthi. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se rastet janë në fëmijë të moshës nën 2 vjeç.

Rastet janë dukshëm më të pakta se një vit më parë, kur fruthi konsiderohej epidemi, por ekspertët thonë se edhe më të rrezikuar janë të vegjlit që vijnë në jetë nga nëna të pavaksinuara.

Për të parandaluar prekjen nga fruthi rekomandohet vaksina.