Çerdhet e Tiranës/ Katër ditë afat për regjistrim, dokumentet që ju duhen

Postuar: 13/06/2018 - 09:02

Dyndjet e aplikimeve për të zënë një vend në çerdhe kanë detyruar Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF), pranë Bashkisë së Tiranës, për të disatin vit, të nisë regjistrimet që në muajin qershor. Sivjet ato nisin për më pak se dy javë dhe do të zgjasin vetëm katër ditë.

QEZHEF-ja lajmëron prindërit e interesuar që në javën e fundit të muajit qershor t’i drejtohen çerdhes më të afërt pranë vendbanimit të tyre. “Aplikimet zyrtare për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë do të kryhen në datat 25-29 qershor 2018 nga ora 09:00-14:00”, nënvizohet në njoftimin e Drejtorisë së Çerdheve.

PËRFITUESIT

Për shkak të numrit të lartë të aplikuesve, që përllogariten rreth 7 mijë çdo vit, ndërkohë që kapaciteti është shumë më i vogël, Drejtoria e Çerdheve ka përcaktuar disa kategori social-ekonomike që kanë prioritet: fëmijët jetimë, ato me aftësi të kufizuara apo kur kanë prindër të tillë, fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata me një prind apo të divorcuar ku kujdestari ligjor trajtohet me pagë minimale.

Të gjitha kategoritë e mësipërme, me një vendim të Këshillit Bashkiak të muajit mars 2018, jo vetëm që do të jenë të parët në listë që do të regjistrohen, por do ta përfitojnë këtë shërbim falas. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është dokumentacioni, i njëjtë me vitet e kaluara.

Veç këtyre, kategoritë e mësipërme nevojitet gjithashtu të dorëzojnë edhe dokumentin që vërteton kategorinë socio-ekonomike, të cilës i përkasin. Të gjitha mund të shkarkohen në sistemin elektronik e-albania. Në të kundërt, mjafton një fotokopje e kartës së identitetit pranë komisionit dhe plotësimi i një deklarate personale që aplikimi të cilësohet i kryer.

DOKUMENTACIONI
Certifikatë personale e fëmijës
Certifikatë familjare
Vërtetim pune nga prindërit
Vërtetim banimi

/Panorama/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa në emisionin "Me zemër të hapur" në News24 diskutohej çështja e abuzimit të një 11-vjeçareje nga mësuesi i saj, i cili tashmë ësht

Rikthehet në emisionin "Me zemër të hapur" historia e familjes Muçodemi nga Lutinja e Tepelenës.

   Ilaçet kontrabandë, xhiroja e të cilave shkon deri në 5 milionë euro ne vit, por edhe për ato që shiten pa recetën e mjekut po kalojnë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.

   Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, s

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipa

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës organizoi më 20 shtator 2018, Ceremoninë e Diplomimit për rreth 1300 studentë të programeve Ba

   Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar.

SHÇBA ka arrestuar 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të k

   Italia po përballet me një krizë në sektorin shëndetësor, pasi në të gjithë vendin nevojiten rreth 53 mijë infermierë.