Historia një gruaje të dhunuar nga Kosova është trajtuar sot në studion e emisionit “Me zemer të hapur” të drejtuar nga Evis Ahmeti në News24. Isuf dhe Ana Bytyqi kane mbërritur nga Kosova për te rrëfyer jetën e vajzës se tyre cila është e martuar prej 25 vitesh dhe ka sjelle ne jete 7 fëmije.

Ata pretendojnë se dhëndri e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht atë, madje e detyron me forcë të pije ilaçe te cilat i kanë shkaktuar pasoja të rënda në organizëm.

Nëna e 7 fëmijëve është operuar nga tumori ne tru dhe ja ka dalë me sukses, por gjendja e saj vazhdon të jetë e vështirë pasi nën efektin e ilaçeve nuk arrin dot të kujdeset për fëmijët. Asnjë institucion në Kosovë, thotë çifti Bytyqi, nuk i ka ndihmuar për ta zgjidhur situatën e së bijës.

Historia:

Isuf dhe Ana Bytyqi janë një çift nga Kosova te cilët akuzojnë dhëndrin e tyre se iu dhunon vajzën. Vajza e tyre Mirdete Fejza  banon ne fshatin Mushtishte, komuna e Suharekës se bashku me bashkëshortin e saj Haxhiun dhe 7 fëmijët e tyre.  Ka 23 vite martese dhe për një kohe te gjate kane patur mosmarrëveshje mes tyre, ai e dhunon fizikisht ate dhe fëmijët madje e kërcënon se nëse shkon ne polici atëherë do ta vras atë dhe familjen e saj. Mirdete thotë se ai jep te pije medikamente me dhune dhe si pasoje e efektit te tyre ajo humb kontrollin dhe nuk arrin dot te kujdeset për fëmijët. Ka ndodhur qe kur ka njoftuar policine nuk ka qene ne gjendje te jape deklaratën dhe i shoqi kërkon ta cojne ne psikiatri ku dhe e ka çuar disa here.

Mirdete ka patur edhe probleme shëndetësore serioze, ka patur tumor ne tru nga i cili eshte operuar ne Tirane, operacionin ka dale me sukses dhe eshte kryer nga Prof.Dr Mentor Petrela. Gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar dhe familja është e lumtur qe ja doli te luftoje me sëmundjen, por ata nuk pranojnë versionin e bashkëshortit se ajo ka probleme te shëndetit mendor. Sipas prindërve te saj babait Isufit i cili punon dhe jeton si emigrant ne Zvicer dhe nenës Anes Mirdete te gjitha problemet i ka si pasoje e keqtrajtimit psikologjik dhe fizik nga ana e bashkëshortit. Problemet mes çiftit kane filluar përpara 15 vitesh, pasi vitet e para te marteses marrëdhëniet e tyre shkonin mire.   Isufi dhe Ana thone se vajzën e kane martuar me te gjitha zakonet dhe ka qene përherë me shëndet te plote./BW