Një nga Kruja ishte 1 ndër 4 viktimat e shkaktuar si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ajo ishte nënë e 7 fëmijëve, dhe fatkeqësisht dita e vdekjes i përkoi me atë të lindjes.

49-vjeçarja ishtee intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe nuk iu gëzua dot dhuratës së fundit të ditëlindjes nga fëmijët e saj, të cilët i kishin sjellë tufë me lule dhe kartolinë.

“Edhe 100 vjeç, nga motra dhe fëmijët, e shtrenjta jonë”, thuhej në urimin e tyre.