COVID-19/ Mbi 90 mijë teste në dispozicion, Manastirliu: Po përgatitemi për më të keqen, rrisim kapacitetet

07/07/2020 - 13:34

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë dhe do të vijojmë forcimin e kapaciteteve".

Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Deklarata u bë gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, tha se do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

"Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik", tha Manastirliu.

Duke thënë se së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare, Manastirliu tha se strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani, por që të vazhdojë të jetë e tillë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

"Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve. Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën. Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat. Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër", apeloi ministrja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përvjetori i 108-të i Ditës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë, teksa përballet me pandeminë Covid-19.

Në një postim në “Facebook”, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bën të ditur se është konsituuar Këshilli i Arsimit të La

Gazetarja Anila Hoxha ndodhej në Porto Romano, pranë familjes Përgega e cila është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe edhe sot e kësaj

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, familjarët kanë zhvilluar homazhe në vendin ku ngrihej objekti katër katësh i familjes

Në ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave, shoqata Gender Paqe e Siguri ka hapur sot fushatën e  "16 ditëve të Aktivizimi

Covid-19 i ka marrë jetën brenda pak orësh një çifti bashkëshortësh në Korçë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video sqaruese në Facebook për të gjithë qytetarët e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vje

Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bas

“Plot 210 praktikantë janë punësuar para 3 javësh me kontratë 1-vjeçare nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në kuad