Dako firmos marrëveshjen për ndërtimin e 3 ujësjellësve të rinj (FOTO, VIDEO)

Postuar: 19/04/2017 - 15:57

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka nënshkruar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit marrëveshjen për ndërtimin e tre ujësjellësve në Katundin e Ri, Arapaj, Xhafzotaj Fermë dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në këtë nënshkrim marrëveshje merrte pjesë koordinatori i projektit të FSHZH Avni Dervishi, drejtori i Ujësjellësit të Durrësit Spartak Kovaçi si dhe specialistë të fushës. Koordinatori i këtij projekti Avni Dervishi ka prezantuar projektin e ujësjellësve duke deklaruar se pas ndërtimit vitin e ardhshëm këto zona do të kenë kapacitete me furnizim me ujë të pijshëm sipas standardeve të BE.

I gjithë investimi kap vlerën e rreth 8 milion euro ku 10% e kësaj shume do të jepet nga Bashkia e Durrësit ndërsa pjesa tjetër nga banka gjermane për zhvillim KFW. Nga ana e tij kryebashkiaku Vangjush Dako pas nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi se me këtë projekt realizohet një nga zotimet e bëra gjatë fushatës për normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve kudo ku ata ndodhen në bashkinë e Durrësit dhe se vitin e ardhshëm i gjithë Durrësi do të ketë tre herë më shumë ujë se sot: “Me ndërtimin e këtyre ujësjellësve ne mbajmë premtimin që u kemi bërë banorëve të këtyre zonave për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në këto tre njësi administrative. Bashkia e Durrësit do të investojë 10 % të këtij projekti mjaft të rëndësishëm. Këtë vit ne kemi bërë të mundur që të kemi një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm të zonës së Plazhit për shkak të investimit për rrjetin e ri të shpërndarjes në këtë zonë. Nga ana tjetër një tjetër një tjetër investim është duke përfunduar, ai i linjës së furnizimit me ujë të pijshëm nga Çerma, e cila do të furnizojë zonën turistike në Shkëmbin e Kavajës dhe një pjesë të plazhit të Durrësit. Në sajë të gjithë investimeve që po kryhen vitin e ardhshëm i gjithë Durrësi do të furnizohet tre herë më shumë me ujë të pijshëm se sot”.

 Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ujësjellës Kanalizime Durrës me Fondin e Zhvillimit Shqiptar për plotësimin e dosjeve të tre skemave të përzgjedhura nga FZHSH, si pjesë e programit RWS III për investimet në zonat rurale me skema furnizimi me vetërrjedhje, UKD ka dorëzuar dosjet për investime në këto zona rurale ku brenda këtij viti nis investimi:

1. Njësia administrative Katund i Ri (fshatrat: Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Sektori Rinia, Mamëz, lagjja mirditore). Kjo zonë do të furnizohet me ujë nga burimi i Fushë Kuqes me kapacitet 720 litra ujë për sekondë, i cili do të depozitojë ujë në depon e Jubës, e cila ka kapacitet 1000 m3. Fondi i investimit në total për këtë njësi është 4 698 658 euro.

2. Njësia administrative Rrashbull (fshati Arapaj, ish ferma Xhafzotaj) furnizimi me ujë nga burimi i Fushë Kuqes me kapacitet 720 litra ujë në sekondë. Vlera totale e investimit për këtë njësi është 2 434 958 euro. Zona në fjalë do të furnizohet me vetërrjedhje nga depo e Arapajt, e cila ka kapacitet 8000 m3 ujë.

3. Njësia administrative Rrashbull (shkëmbi i Kavajës, sipër shinave të trenit) furnizimi me ujë nga projekti i Çermës që siguron prurje prej 200 litra ujë në sekondë. Ujo do të shkojë në depon e re që po ndërtohet në Manskuri me kapacitet 4000 m3 dhe më pas furnizon zonën sipër shinave të trenit tek shkëmbi i Kavajës. Vlera totale e investimit në këtë zonë është 825 935 euro.

Në total shuma e investimit për të tre njësitë administrative është 7 959 551 euro. 10 për qind e kësaj shume sigurohet nga bashkia e Durrësit, ndërsa pjesa tjetër nga banka gjermane për zhvillim KFW. Investimi parashikon furnizim me ujë 24 orë në zonët e sipërpërmendura, ndërkohë që projekti parashikon lidhjet fundore në çdo banesë, instalim matësash si dhe trajnimin e stafit të UKD-së nga specialistë vendas dhe të huaj. Në lidhje me këto projekte u zhvillua dëgjesa publike në Katundin e ri ku ju prezantua projekti banorëve të kësaj zone. Janë 16 mijë banorë të kësaj njësie administrative që verën e viti të ardhshëm do të furnizohen me ujë sipas standardeve bashkëkohore.Nga Fushë Kuqja uji do të shkojë në depon e fshatit Jubë në kuotë 49 metra mbi nivelin e detit dhe do të furnizojë në rrjedhje të lirë 8 fshatrat e Katundit të Ri. Disa nga këto fshatra do të marrin ujë për herë të parë siç është lagja e Mirditorëve.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paraditën e sotme, një krim i rëndë brenda në familje ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri ka vrarë gruan e tij.

   Qeveria Rama ka miratuar këtë të mërkurë dëmshpërblimin e rradhës për ish të dënuarit politikë të listës “A” (ku përfshihen persona të

Pranë gjirit të vogël të Currilave në afërsi të ish-repartit ushtarak, subjekte të paidentifikuar po mbushin tokën me dhera që shkarkohen

Për 100 të rinj me aftësi të kufizuara në Durrës, të moshës 19-34 vjeç, së shpejti nis projekti “Aftësia e kufizuar nuk është paaftës

Ai është 41 vjeç dhe është në momentet më të vështira të jetës së tij.

   I ftohti i kësaj fillim jave në Durrës u ka kujtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të vogëlushëve, se i ftohti ka mbërritu

   Nazire, është një vajzë 19-vjeçare nga Kavaja e cila studion për juridik në Universitetin e Durrësit.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të japë më shumë para për të varfrit e Durrësit në vitin 2018.

Rrugët në brendësi të lagjes 14 në  Shkozet, në qytetin e Durrësit, përbëjnë një shqetësim tepër të madh për banorët e kësaj zone, sidomo

   “Implementimi i procesit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë në spitalet tona, ka sjellë që sot në 5 spitalet u