Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të nisë në datën 14 shtator.

Cikli 9-vjeçar do t’i përfundojë studimet më 8 qershor 2021. Nxënësit e klasave të nënta do të japin provimet e lirimit nga 9 qershori deri më 30 qershor 2021.

Edhe shkollat e mesme do ta fillojnë mësimin më 14 shtator 2020, por do ta përfundojnë më 15 qershor. Matura do t’i japë provimet në periudhën 2 qershor – 30 qershor 2021.