Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë kanë dhënë efektet e para në tregun e përditshëm të fruta-perimeve në Durrës.

Serat e mbuluara nga uji të fermerëve të Durrësit prej Romanati, Arapaj si dhe prishja e urave kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në cilësinë dhe çmimin, kryesisht të produketeve jeshile.

Spinaqi dhe sallata jeshile e fermerëve durrsakë ka dalë në treg me çmim dy herë më të lartë dhe me cilësi shumë më të dobët se çfarë ishte në muajin nëntor. Tregtarët thonë se fermerët e Durrësit janë mjaft të dëmtuar nga përmbytjet, ndërsa e kundërta ka ndodhur me fermerët e Myzeqesë.

Produktet e Myzeqesë janë sërish me çmime më të ulëta ndërsa superprodhimi ka bërë që edhe çmimet të jenë më të ulëta se të fermerëve durrsakë.

Në fillim të këtij muaji përmbytjet që pasuan sollën mjaft dëme në serat e fermerëve të Durrësit, dëme të cila përkthen në kosto e humbje për bujqit vendas. 

K.H.