“Deri më tani, asnjë rast i konfirmuar me koronavirus”, MSH: Japim 1 milion dollarë për mjete

26/02/2020 - 14:24

“Janë testuar 13 raste të dyshuara tek udhëtarë që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi i ri dhe rezulton deri në këto momente, se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19”.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi në komunikimin e përditshëm me median se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion të spitaleve një fond shtesë për mjetet e mbrojtjes personale.

“Pas mbledhjes së djeshme të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarësh vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë siguron se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore kanë gjendje sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale për këtë fazë në të cilën ndodhemi”, tha Rakacolli.

Më tej, zv.ministrja iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të telefonojnë në numrin 127, nëse kanë shenjat e infeksionit viral, temperaturë, kollë dhe sidomos insuficencë respiratore (vështirësi në frymëmarrje).

“Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare rezulton se janë kontrolluar dhe këshilluar 4800 udhëtarë që kanë një histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral, temperaturë, kollë dhe sidomos insuficencë respiratore (vështirësi në frymëmarrje) të telefojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë”, u shpreh zv.ministrja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”.

Rregullat e lëvizjes së qytetarëve në kushtet e karantinës kanë venë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndet