Dita e parë e shkollës, Durrësi zbukurohet nga zërat e fëmijëve (VIDEO)

Postuar: 11/09/2017 - 13:52

Dita e parë e shkollës, për të gjithë fëmijët e të gjitha moshave nis me emocion të veçantë.

Atmosfera që krijohet është e veçantë në çdo shkollë. Fëmijët nga çdo shtëpi derdhen në rrugë me tufa me lule për mësuesit e tyre.

Emocioni më i madh u takon fëmijëve të klasës së parë, atyre që për herë të parë shkojnë në shkollë. Dërgimi i fëmijëve në shkollë është emocion i madh, por edhe përgjegjësi më e madhe për prindërit e tyre.

Këtë mëngjes, rrugët e Durrësit janë zbukuruar me zërat e mijëra fëmijëve që u janë drejtuar dyerve të shkollave të tyre. 

Ndjekim pamjet pa koment në këtë ditë të parë të fillim vitit arsimor 2017- 2018, të filmuara në Durrës nga operatori i “DurrësLajm”.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath.

   Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane të ndotjes.

Nga mbrëmë, nuk jeton më miku dhe shoku ynë i paharruar Ruf (Rifat) Kazazi

Nga BUJAR QESJA

Çile Precetajt nuk iu dha asnjë shans t’i përqafojë fëmijët, para se ta deportonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

   Dy shkolla në Shijak rrezikojnë të mos jenë më.

   Nga ky vit i ri shkollor, librat për nxënësit e shkollave fillore do të jenë falas.

   Në fund të qershorit, Stop transmetoi apelin për familjën Shaholli pas tragjedisë në këtë familje, ku Clirim Shaholli vrau gruan , duk

   Maturantët që do të studiojnë në Shqipëri duhet të aplikojnë në universitete në datat 30 korrik deri në 4 gusht.

Organizata CoDe Albania  (Coherent Development Albania”, ka zhvilluar sot në Durrës projektin “Aftësia e kufizuar nuk është paaftësi.

"Gjatë 1 viti, nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve u menaxhuan 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët 929 janë raste të reja.