Dita Kombëtare e Depistimit të Kancerit të Gjirit, Manastirliu: Çdo grua duhet të kontrollohet

21/10/2020 - 13:36

Nga qyteti i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal.

"Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim", tha Manastirliu.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale, duke i pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu ka bërë apel që çdo grua gjatë këtij muaji edhe në vazhdim të mos e neglizhojë kontrollin e gjirit.

"Në muajin tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë."

Përgjatë muajit tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00.

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht mamografët e lëvizshëm janë në Lushnje dhe Bulqizë, ndërsa do të vijojnë gjatë muajit tetor në Kuçovë dhe Milot.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga C

Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit

Covid-19 i ka marrë jetën drejtorit të Pallatit të kulturës në Librazhd, Arianit Alliu në moshën 46-vjeçare.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Co

Studiuesi i historisë Kristo Xhimitiku përmes një statusi në rrjete sociale shkon rreth 100 vite prapa në kohë, në periudhën kur projektu

Vëllai i të ndjerit Leonard Skabona, 60-vjeçarit që u hodh nga Spitali “Shefqet Ndroqi” duke gjetur për pasojë vdekjen, ka folur lidhur m

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve