Dita Ndërkombëtare/ Personat me aftësi të kufizuar në Durrës kërkojnë më shumë të drejta (VIDEO)

03/12/2020 - 16:26

3 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Me rastin e kësaj dite, shoqata "Shpresë për të verbrit" ka organizuar një tubim sensibilizues para Bashkisë Durrës për t'i treguar pushtetit vendor se janë të vendosur për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre. 

Duke folur për mediat, ata listuan edhe problematikat që i shqetësojnë në përditshmëri për të cilat kanë bërë kërkesa të herëpashershme por ende nuk kanë marrë zgjidhje.

"Disa herë i jemi drejtuar bashkisë për të realizuar projektin që parashikohen në ligjin 80/98 por kemi hasur në vesh të shurdhër. Kemi kërkuar një zyrë për të punuar.", tha kreu i kësaj shoqate Sajmir Farrici ndërsa solli në vëmendje mungesën e insfrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar në qytet.

"Në të gjithë qytetin e Durrësit, infrastruktura për personat me aftësi të kufizuar është bërë pak ose aspak. Dhe aty ku është bërë, është bërë shkel e shko.", u shpreh më tej ai.

Adivije Hoxha, kryetare e shoqatës së Para-Tetraplegjikëve në Durrës tha se për këtë kategori nuk mund të ofrohet asnjë lloj shërbimi në shumë institucione të qytetit për shkak të mungesës së aksesueshmërisë.  

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i ci

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me j