Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“Doktor” Google, 33% e shqiptarëve përdorin internetin për informacione shëndetësore, nga më të ulëtat në Europë

07/04/2021 - 07:35

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç përdorën internetin për të kërkuar në Google informacione që u takojnë çështjeve të shëndetit në vitin 2020.

Por në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria dhe disa vende të tjera të rajonit, si Bosnja, Rumania dhe Bullgaria kishin përqindje të ulëta të kërkimeve në internet për shëndetin.

Një në dy shtetas të BE-së (55%) të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin kërkuar informacione shëndetësore në internet në lidhje me dëmtime të ndryshme, sëmundje, ushqimin, përmirësimin e shëndetit dhe të tjera informacione që lidheshin me kujdesin për shëndetin.

Për më tepër, 20% e qytetarëve të BE-së raportuan se caktuan takime në internet për seanca terapie fizike dhe të tjera.

Më pak (13%) kanë përfituar shërbime shëndetësore nëpërmjet një faqe në internet ose aplikacioneve, në vend që të vizitojnë spitalin ose një mjek fizikisht. Ndërsa 11% e qytetarëve dhanë të dhënat e tyre personale shëndetësore në internet.

Në vitin 2020, përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, ku 77% e njerëzve të moshës 16-74 vjeç kërkuan në internet për tema të lidhura me shëndetin në tre muajt e fundit para sondazhit, ndjekur nga Holanda (76%), Danimarka (72%) ) dhe Gjermania (70%).

Në të kundërt, interesi më i ulët ishte në Rumani me (28%), Bullgari (29%), Itali (35%; të dhëna 2019) Shqipëri me 33%.

Gjatë dekadës së fundit, pjesa e individëve që kërkojnë informacion shëndetësor në internet është rritur në shumicën dërrmuese të vendeve në Europë.

Ofruesit e kujdesit shëndetësor e dinë që kur pacientët e tyre përjetojnë simptoma të sëmundjeve, instinkti i parë nuk është gjithmonë të telefononi në zyrën e mjekut, por kërkimi në internet.

Po profesionistët e fushës këshillojnë se shpesh përgjigjet e kërkimit nuk janë të sakta dhe bëhen shkak për shmangien e vizitës tek mjeku.

Mjekët këshillojnë se, vizitat personale në zyrë janë gjithmonë metoda më e mirë për të gjetur zgjidhjen pasi në këtë mënyrë trajtohet historiku i pacientit dhe i sëmundjes që është përcaktues kryesor për vënien e diagnozës. Ekspertët e mjekësisë sugjerojnë konsultat mjekësore në internet duke komunikuar direkt me mjekun personal ose të familjes nëpërmjet aplikacioneve të internetit.

Asnjë burim në internet nuk është një zëvendësim për një vizitë tek mjeku, por interneti është një mjet i vlefshëm për të përmirësuar mënyrën e jetesës. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirarsimuar sidomos ata me universitet, por pandemia Covid-19 duket se e ka përkeqë

Në Shqipëri janë rritur rastet me stade të avancuara të sëmundjeve tumorale, pasi diagnostikimi i hershëm u pengua nga frika e pa

Rrugët dytësore në zonën e Shënavlashit në Durrës nuk e meritojnë të quhen të tilla.

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t