Doktorantët të papunë në Shqipëri, dalin shifrat alarmante

13/05/2019 - 07:36

Zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, të tillë si fasoni, call center, turizmi etj, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punësimin e të mirëarsimuarve në vendin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe përsonat me PHD zunë 0.2 për qind të totalit të të papunëve. Ndërsa për personat me arsim të lartë, pati rritje të shkallës së papunësisë me 0,3 pikë përqindje. Personat me universitet zunë 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej.

Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional. Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalit të papunëve. Megjithëse të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar kanë bërë hapa para në tregun e punës në vitin 2018 , kjo kategori sërish përbën armatën më të madhe te të papunëve ne vend. Ata zunë 34.5 për qind të totalit të papunëve në vitin 2018.

Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit. Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës. Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Më 2018 krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 2,6 pikë përqindje. Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 2,4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të mesëm me 1,2 pikë përqindje. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Janë testuar 13 raste të dyshuara tek udhëtarë që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi i ri dhe rezulton deri

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për forcimin e ndërveprimit në fushën e shërbimit shëndetësor, duke përfs

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.