“Dora e panjohur po vret qentë në Durrës”, protestë para bashkisë për mbrojtjen e endacakëve (VIDEO)

11/04/2019 - 13:46

Shoqata zvicerane “Jeta, Kafshët dhe njerëzit” që ka nisur fushatën e sterilizimit të qenve endacakë në pritje të sezonit veror ka dalë ne një protestë para bashkisë së qytetit. Përfaqësues të kësaj shoqate thanë se një dorë e panjohur po vret qentë e rrugës gjatë natës. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të sterilizojnë qentë e rrugës, e të mos i vrasin kafshët endacake.

Kjo shoqatë po bashkëpunon me mjekun veteriner Eror Zylyftari për sterilizim e kastrim të qenve. Deri tani, në zona të ndryshme të qytetit janë mbledhur rreth 500 qen të braktisur endacakë, që pas sterilizimit në një qëndër mjekësore për kafshë, janë grumbulluar në një pikë në periferi të Durrësit. Sipas Zylyftarit, në Durrës janë evidentuar 2000 qen endacakë . Në këtë mënyrë synohet të mos rritet numri i qenve endacakë në qytet pasi ata riprodhohen dy herë në vit dhe çdo qenushe sjell deri ne 8 këlyshë çdo lindje.

Mjeku ka thënë se nëpërmjet sterilizimit ulet agresiviteti i tyre ndaj qytetarëve. Ai iu bën thirrje edhe qytetarëve të bëhen pjesë e fushatës. Qentë endacakë të rrugës janë kthyer në një problem të madh publik në Durrës. Qytetarët durrsakë me ngulm kanë kërkuar pastrimin e rrugëve nga qentë rrugaçë që janë burim rrezikshmërie për popullatën. Jo vetëm rreziku i kafshimit është real, por i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse infektive që bartin.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Stina e nxehtë e verës ka shtuar edhe problemet shëndetësore, kryesisht çrregullime gastrointestinale, alergji dhe problemet respiratore

Rruga Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për shkak të një

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, universiteti “Aleksandër Moisiu” u vizitua nga një grup parlamentarësh të Komisionit pë

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet çdo vit më datë 16 qershor duke i kushtuar një rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre llojeve global

Asnjë durrsak nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë që do të vinte një ditë që për të bërë plazh do qëndronin edhe mbi gurë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologj