Nxënësit e klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare “Jusuf Puka” në Durrës janë ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” ku kanë finalizuar projektin “Dramatizojmë përmes përrallave”.

Nëpërmjet këngëve, fëmijët uruan ndryshe nënat për festën e 8 Marsit si dhe shprehën mirënjohjen dhe respektin për mësuesen e tyre duke i dedikuar poezi e këngë të ndryshme si dhe simbolin e festës së mësuesit, buqetën me mimoza.

Projekti “Dramatizojmë përmes përrallave” ishte një punë që mori përkushtimin dhe sakrificat e mësueses së klasës 2B, çdo prindi dhe çdo nxënësi të cilët me interpretimet e tyre morën duartrokitjet e gjithë publikut të pranishëm në sallën e teatrit të Durrësit.

Me një skenografi nga mësuesja Gentiana Pipa dhe koreografi i njohur, Arian Plaku, kostumeri perfekte dhe debutimin e tyre të shkëlqyer, fëmijët i dhanë vlerat maksimale kësaj shfaqjeje.

G.D.