Duhet të përfundonte në gusht, godina e "Marie Kaçulini-t" larg mbarimit të punimeve (VIDEO)

Postuar: 11/12/2017 - 16:01

1 mijë vogëlushët e shkollës 9-vjeçare "Marie Kaçulini" në Durrës ende vazhdojnë të torturohen duke e zhvilluar mësimin në shkollat e mesme të qytetit prej një viti.

Shkolla “Marie Kaçulini” duhet të ishte gati për vitin e ri 2018, sipas kontratës që firma zbatuese lidhi me bashkinë në vitin 2016, por punimet janë ende shumë larg finalizmit të tyre.

"DurrësLajm" ishte pranë kësaj shkolle, e cila është ende në fazën e ndërtimit të saj, ndërsa stafi pedagogjik dhe fëmijët duhet të presin edhe shumë muaj para se të hyjnë në shkollën e tyre të re.

Shkak i vonesës së fillimit të punimeve ishte leja arkeologjike. Katër muaj ka pritur bashkia e Durrësit që ministria e Kulturës të firmosë lejen arkeologjike për fillimin e punimeve për shkollën e 9-vjeçare në qendër të Durrësit.

Në fillim të 2017 godina ekzistuese u shemb për ti lënë vendin ndërtimit të shkollës së re me vlerë 860 milionë lekë, nga buxheti i bashkisë së Durrësit. Por bashkia nuk kishte marë lejen nga Instituti i Arkeologjisë për të zhvilluar punime.  

Sipas kontratës që është lidhur me bashkinë, firma ndërtuese duhet të dorëzonte në fund të muajit gusht të 2017, shkollën e përfunduar. Godina është planifikuar të jetë 3 katëshe me opsion për ndërtimin e një kati shtesë në të ardhmen.

Sipas burimeve nga bashkia afati i punimeve do të shtyhet deri në muajt e parë të 2018 si rezultat i vonesave të krijura nga Instituti arkeologjik.

Nxënësit pas nisjes së punimeve janë shpërndarë në shkollat e mesme, "Leonik Tomeo" ku po studiojnë fëmijët e klasave nga e para tek e pesta, dhe Mjeshtëria Sportive "Bernardina Qeraxhia" ku po studiojnë nxënësit e klasave nga e gjashta tek e nënta. Në të dy gjimnazet fëmijët studiojnë në turnin e dytë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri.

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin.

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Këtë të hënë, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me qendrën “Gratë në shërbimin publik

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur.

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër.

   Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath.