Durrës. 19 dhjetor 2014, konferenca VI infermieristike në spital

15/12/2014 - 18:37

DURRËS, 15 dhjetor 2014 –  Duke ndjekur traditën prej disa dhjetëvjeçarësh në drejtim të punës shkencore, spitali rajonal publik i Durrësit, pjesërisht klinikë universitare, nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe kualifikimin e infermierëve.

Bëhet e ditur se të premten, më 19 dhjetor 2014, në spitalin rajonal të Durrësit, në bashkëpunim me Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, do të zhvillohet Konferenca e 6-të Infermieristike. Ajo do të mbahet në mjediset e Telemjekësisë. Veprimtaria shkencore është në proces akreditimi, ndaj pjesëmarrja në të do t’i shërbejë stafit për edukimin në vazhdim.

2014-a është viti i katërt që personeli i infermierëve është përfshirë në projektin e ricertifikimit. Gjatë kësaj kohe infermierët jo vetëm kanë marrë pjesë në dhjetëra trajnime, por edhe kanë organizuar disa të tjera. Mes tyre mund të përmendim trajnimet në maternitet, pediatri, kirurgji, urgjencë, patologji, neurologji, kardiologji etj. Pjesa më e madhe e infermierëve kanë tejkaluar numrin e detyruar të krediteve, që duhet të kenë deri në fund të 2014. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendos

Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një p

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z