Durrës. 9 161 të papunë, vetëm 1 411 familje me ndihmë ekonomike

18/05/2014 - 19:58

DURRËS, 18 maj 2014 –  Sipas statistikave zyrtare, vetëm 9 161 të papunë në shkallë qarku janë regjistruar në fund të vitit 2013 në zyrën e punës, shifër që përfaqëson vetëm 6,3 për qind të numrit gjithsej në shkallë vendi prej 143 947 të papunë.

Në krahasim me popullsinë, Durrësi është “rezervat” për zona të tjera të vendit, me popullsi të vogël, por me të papunë më shumë (11 462 Kukësi, 10 110 Korça, 15 223 Lezha, 18 775 Shkodra etj.).

Por për sa i përket ndihmës ekonomike, në Durrës janë trajtuar vetëm 1 411 familje, që zënë 1, 3 për qind të totalit të republikës me 103 033 familje, teksa Shkodra, Dibra, Elbasani kanë 14,3, 13,7 dhe 13,5 % të, duke zbritur metropolin në vend të katërt dhe pse ka numrin më të madh të popullsisë (shih grafikun e INSTAT-it).

Durrësi është qarku në fund të listës për fondet e ndihmës ekonomike, që “përkthyer” ndryshe konsiderohet “kampion” për nivelin më lartë të jetesës në vend.

Kjo duket paradoksale po ta marrësh në ndërlidhuri papunësi / ndihmë ekonomike.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Buxheti për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë.

Gjatë muajit nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë

Historia e komplikuar midis nuses dhe vjehrrës së saj ishte sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë finan

Finalizohet operacioni policor "Stadiumi", kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetës

Numri i personave të moshës 20 dhe 79 vjeç me diabet pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045, sipas studimeve të fundit nga Fe

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77%

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja

Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit.