Durrës. Banorët: Po rrëshqet kodra, rrezikohen 15 banesa në Porto Romano

Postuar: 23/01/2015 - 17:14

DURRËS, 23 janar 2015 –  15 shtëpi në zonën e Porto Romanos në Durrës rrezikojnë të rrëshqasin nga maja e kodrës në det si rezultat i rrëshqitjes që ka përfshirë të gjithë faqen perëndimore të kodrës, raporton gazetari i njohur Llambi Kallço për TV “Oranews” (https://www.youtube.com/watch?v=zHgyYRPsvfw).

Banorët janë të tronditur. Fenomeni i rrëshqitjes së tokës ka kohë që ka nisur, por tashmë situata ka marrë përmasa shqetësuese duke rrezikuar jo vetëm shembjen e banesave, por edhe jetën e tyre.

Kallçoja ka intervistuar banorë me theks verior, që thonë se nevojitet ndërhyrje e ngutshme, para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

Terreni i pjerrët, përmbajtja argjilore e tokës, por edhe ndërhyrjet e paligjshme nga vetë të ardhurit, kanë rritur rrezikun nga rrëshqitjet në kodrën e Porto Romanos.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërkohë që çështja e importit dhe riciklimit të plehrave në Shqipëri, ka shkuar “teh më teh e thikë më thikë” në vendin tonë, Ministri i

   Larmia e produkteve në treg bën që ditët e sotme qytetarët të kenë mundësinë që të zgjedhin më të mirat, me cilësoret e mbi të gjitha

Nisja e procesit mësimor dhe e aktivitetit në kopshte dhe çerdhe ka bërë që të gjithë qendrat shëndetësore, mjekët e familjes dhe pediatr

Klodiani ishte 22 vjeç kur u përball me dramën më të rëndë të jetës së tij, faktin që ishte infektuar me virusin HIV.

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me sëpatë në dorë, një 18-vjeçar.

   Koalicioni “Drejtësi për të gjithë” organizoi në Durrës forumin “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional, bashkëpuno edhe ti”.

Emisioni investigativ “BOOM” i është rikthyer denoncimit të 12 majit të një vajze 18-vjecare nga Elbasani, e cila ka dëmtuar shtyllën kur

Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi nga Peqini, që u dogj disa muaj më parë në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësh

217 milionë lekë të reja, ka planifikuar bashkia e Durrësit për investime në fushën e arsimit për vitin 2017.