Durrës, ceremoni festive për 13 yjet e “Rilindjes”

20/05/2014 - 22:39

Durrës, 20 maj 2014 - Nxënësit e shkollës jo publike “Rilindja” fituan 26 trofe në olimpiadat e qarkut dhe ato kombëtare në lëndët e matematikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë. Sot në ambjentet e Teatrit “Aleksandër Moisiu” u zhvillua ceremonia festive për 13 yje (nxënës) të kësaj shkolle, që fituan këto trofe në olimpiadat e ndryshme.

Fituesit dhe disa nga anëtarët e stafit pedagogjik, drejtoria e shkollës i vlerësoi në mënyrë të veçantë me shpërblime morale dhe materiale.

Kryeylli i aktivitetit ishte Rubin Deliallisi, i cili kishte fituar gjashtë trofe në olimpiadat e qarkut dhe ato kombëtare në lëndët kimi, fizikë dhe biologji. Drejtoria e shkollës i akordoi Rubinit titullin “Krenaria e Shkollës” dhe një çek prej 140.000 lekësh të reja.

Dymbëdhjetë “yjeve: të tjerë ju akordua titulli “Mirënjohja e Shkollës” bashkë me shpërblime monetare përkatëse.

Ceremonia, ku ndërthurej apeli i fituesve, poezi, muzikë, mirënjohje për trupën pedagogjike, premtime për më shumë trofe në të ardhmen zgjati rreth dy orë.

13 Yjet e shkollës "Rilindja"

1 rubin deliallisi

2Fiona Metalla

3 Andi Zaimi

4 Aldo Bejko

5 Adelsa Xhafaj

6 Luela Rubiku
 
7 Megi Yzeiraj
 
8 Dejvid Prodani
 
9 Mario Trupja
 
10 Majorka Thanasi
 
11 Enxhi Prenga
 
12 Dorian Leka
 
13 Nesila Doraci

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri.

Buxheti për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë.

Gjatë muajit nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë

Historia e komplikuar midis nuses dhe vjehrrës së saj ishte sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë finan

Finalizohet operacioni policor "Stadiumi", kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetës

Numri i personave të moshës 20 dhe 79 vjeç me diabet pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045, sipas studimeve të fundit nga Fe

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77%

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja